Kushtet e Përdorimit
Përditësuar së fundmi: janar 2026
Këto kushte rregullojnë përdorimin e faqes dhe shërbimet e dëgjimit të ILMEDICA ORL & AUDIO CLINIC (Ilmedica Dëgjimi) në Korçë.
Shërbimet
Ilmedica Dëgjimi ofron kontroll të dëgjimit, konsultë ORL, përshtatje dhe programim aparatesh të dëgjimit, vizita në shtëpi dhe mirëmbajtje e mbështetje. Informacioni në faqe ka karakter orientues dhe nuk zëvendëson konsultën mjekësore personale.
Rezervimet
Rezervimi online përbën kërkesë, jo konfirmim automatik. Vizita konsiderohet e konfirmuar pas telefonatit ose përgjigjes tonë. Nëse nuk mund të vini, ju lutemi na njoftoni sa më parë që ta çlirojmë orën për pacientë të tjerë.
Konsulta falas
Kontrolli i parë i dëgjimit dhe konsulta janë falas dhe pa detyrim blerjeje. Prova e aparatit në kushte reale bëhet me marrëveshje dhe afat që caktohen në klinikë.
Garancia e aparatetve
Aparatet e dëgjimit ofrohen me garanci sipas pakos: paketa Bazë me 1 vit garanci, paketat e Personalizuar dhe Premium me 2 vjet garanci (Premium me mundësi zgjatjeje). Garancia mbulon defektet e prodhimit sipas kushteve të prodhuesit dhe nuk mbulon dëmet nga përdorimi i gabuar ose fizik.
Çmimet
Çmimet përcaktohen në klinikë sipas modelit dhe pakos, dhe ju komunikohen qartë para çdo pagese. Nuk ka kosto të fshehura.
Përgjegjësia
Përpiqemi që informacioni në faqe të jetë i saktë dhe i përditësuar, por nuk mbajmë përgjegjësi për përdorim të përmbajtjes pa konsultë mjekësore. Për çështje mjekësore, gjithmonë konsultohuni me mjekun.
Të drejtat & jurisdiksioni
Përmbajtja e faqes (tekste, marka, dizajn) i përket Ilmedica. Këto kushte rregullohen nga ligji i Republikës së Shqipërisë.
Kontakti
Për pyetje rreth këtyre kushteve: ilmedica.ko@gmail.com ose 068 828 2450 / 068 596 5450.
Konsulta e parë e dëgjimit është falas
Rezervoni sot — në klinikë në Bulevardi Republika & Rruga Kristo Grabocka 1, Korçë, ose në shtëpinë tuaj. Çdo ditë, 09:00–18:00.
